Në Prizren është dënuar një ngasës i kamionit, pasi gjatë vozitjes e ka ndotur njërën prej rrugëve të qytetit.
Policia e Kosovës, njëherit ka bërë thirrje që ngasësit të kujdesen edhe për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e ambientit.
“Ne si qytetar duhet te kujdesemi për veç te tjerash edhe mirëmbajtjen dhe pastërtinë e ambientit ku jetojmë, ngasësit e automjeteve me “Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugorë” (05/L-088), i cili është në fuqi, e kanë obligim që të kujdesen që të mos ndotin rrugët dhe duhet të kujdesen që të pastrohen rrotat në rast se automjeti del nga punishtja apo rruga me baltë.
“ Neni 44 , Hyrja nga rruga dytësore e paasfaltuar
1. Shoferi i cili me mjet hyn nga rruga e dheut në rrugë me rrugë të shtruara duhet ta ndalë mjetin dhe ta heqë baltën nga rrotat. “
Por një ngasës kamioni në Prizren nuk është kujdesuar për këtë , andaj me datë 17.03.2023 ngasësit në fjalë i shqiptuar një gjobë për shkak të ndotjes së asfaltit me rrotat me baltë.
Policia e Kosovës bënë thirrje të gjithë ngasësve dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion që të kujdesën për sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë, por të kujdesën edhe për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e ambientit, respektojeni rregullat dhe ligjet në fuqi”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./04 Online