Alarm te Arsenali: Zubimendi mund të largohet në janar, Chelsea dhe Reali presin rastin

0
39

Martín Zubimendi mund të largohet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të janarit, nëse deri atëherë nuk arrin të rikthehet në formacionin e parë të Mikel Artetës.

Sipas TEAMtalk, Chelsea dhe Real Madridi po e monitorojnë situatën e mesfushorit spanjoll dhe kanë mbajtur kontakte me përfaqësuesit e tij, shkruan 04 Online.

Megjithatë, 27-vjeçari ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar. Zubimendi dëshiron fillimisht të luftojë për vendin e tij dhe të bindë Artetën se meriton një rol të rregullt në ekip.

Nëse situata nuk ndryshon deri në janar, largimi nga Arsenali mund të bëhet një mundësi konkrete, me Chelsean dhe Real Madridin si dy destinacionet më serioze për të./04 Online/