Ish banorja e Big Brother VIP Kosova ka ndarë në Instagram pamjen e një çante Hermès Birkin, të shoqëruar vetëm me mbishkrimin “Birthday Gift”.
Vesa nuk ka treguar publikisht se nga kush e ka marrë dhuratën, por me shumë gjasë surpriza ka ardhur nga bashkëshorti i saj, Mirlindi.
Ai tashmë njihet për dhuratat luksoze që i ka bërë Vesës në raste të veçanta, ndaj edhe këtë herë gjithçka lë të kuptohet se mund të jetë kujdesur ai për surprizën e ditëlindjes.
Birkin është një prej çantave më ekskluzive të Hermès, me çmime që variojnë ndjeshëm në bazë të madhësisë, materialit dhe modelit, ndërsa disa versione në tregun e rishitjes arrijnë shifra marramendëse.

Vesa, megjithatë, ka zgjedhur të mos zbulojë më shumë detaje, duke lënë vetëm fotografinë të flasë për ditëlindjen e saj luksoze. /Prive,L.S















































