Berisha kritikon ashpër Kurtin, shkeli kauzat mbi të cilat ngriti karrierën e tij politike

0
133

Ish deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, është shprehur skeptik sa i përket rezultateve të takimit të Ohrit që pritet të mbahet nesër, ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Berisha ka thënë se në këtë marrëveshje nuk janë përfshirë fati i të pagjeturve nga lufta, kërkim falja për gjenocidin që Serbia ka bërë gjatë luftës në Kosovës, kthimin e arkivave dhe shumë çështje tjera.

“Çka pritet nga një i pafytyrë dhe mashtrues në takimin e Ohrit me Vuçiqin?
Reparacionet e luftës, fati i të pagjeturve nga lufta, kërkim falje për gjenocidin që Serbia ka bërë gjatë luftës në Kosovë, kthimin e arkivave nga Serbia të vjedhura gjatë luftës etj, janë kërkesa dhe preokupime që nuk i përmban marrveshja me Serbinë të cilën Albini e ka pranuar!
Mos të harrojmë se këto kërkesa ishin disa nga kauzat mbi të cilat Albini ngriti karrierën e tij plitike.
Nëse ky hipokrit ka rrejt gjat gjithë kohës deri sa erdhë në pushtet, atëher me të drejtë shtrohet pytja: cili është qëllimi dhe misioni i tij në jetën politike dhe institucionale të Kosovës?”, ka thënë Berisha./04 Online

Leave a Reply