Një 10 vjeçar gjendet pa shenja jete në një kabinë kamioni në Malishevë

0
264
Foto: Ilustrim

Një 10 vjeçar është gjetur pa shenja jete në një kabinë kamioni në Malishevë.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj i cili tha se 10 vjeçari është gjetur rreth orës 13:30 nga familjarët e tij.

Xhurkaj bëri të ditur se në vendin e ngjarjen është sekuestruar edhe një armë, njofton Klankosova.tv.

“Familjarët e kanë marrë trupin e pa jetë edhe e kanë dërguar në Qendrën Kryesore Familjare të Malishevës”, u shpreh ai.

Tutje, Xhurkaj bëri të ditur se menjëherë njësitet e policisë dhe prokurori kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, i cili është hetim i vdekjes.

Leave a Reply