Nisma: Kandidatët e Nismës Socialdemokrate garantojnë një qeverisje ndryshe në Prizren

0
324

Nisma Socialdemokrate në Prizren sot ka publikuar fotografitë zyrtare të kandidatëve për Asamblenë Komunale dhe të kandidatit për kryetar të komunës.

Siç thuhet në njoftim, Nisma në qendër të programit e kanë vendosur interesin e qytetarit.

“Në qendër të programit tonë për qeverisjen 2021-2025 në Prizren, e kemi vendosur interesin e qytetarit;
• nevojën e tyre për punësim dhe për shërbime më të mira publike,
• për arsimim dhe shërbime shëndetësore më cilësore dhe administratë efikase,
• mbeshtetje të turizmit, aktiviteteve kulturore e sportive si dhe një ambient ekologjik,
• përkujdesje dhe subvencionim të bujqësisë, blektorisë, bletarisë dhe pemtarisë,
• pëkujdesje dhe përkrahje më të mëdha për veteranët, familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së,
• ndihmë për familjet në nevoj, të moshuarve dhe personave me nevoja të veçanta”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply