Nga nesër QKMF në Prizren fillon me testet rapide të SARS CoV2, e para në nivel vendi

0
468

QKMF-Prizren për herë të parë në nivel Republike në KPSH nga data 22.12.2020 do të fillojë me teste rapide SARS CoV2 Ag FIA Rapid Test(Fluorescence immunochromatog raphic test) për detektimin e antigjenit specifik SARS CoV 2, ka njoftuar përmes një postimi në facebook drejtori i QKMF-së, Xhevat Elezkurtaj.

-testi realizohet me strisho nasopharingeale

-rrezultati merret për 10 min.

-senziviteti mbi 97 %

-specificitet mbi 99%..

Me këtë test plotësohet pako per covid ku përfshihen:

analizat laboratorike komplet

rtg e mushkrive

D-Dimer

testet serologjike

PCR Rapid SARS CoV 2 antigjen

Testimi bëhet në dy vende në QKMF dhe QMF “Bajram Curri”, si dhe një prej aparateve do të jetë mobil për testimet e rasteve urgjente dhe testimet e komplet familjes në bazë të indikacioneve.

Mjeku juaj familjar do ju jep më shumë informacione në lidhje me procedurat për termine.

Testimi është falas, njofton drejtori Elezkurtaj.

Leave a Reply