Newcastle mbyll projektin me Howe, synon trajnerin e një kombëtare

0
130

Drejtuesit e Newcastle po mendojnë një ndryshim në stolin e skuadrës për sezonin e ardhshëm teksa janë të bindur se epoka e Eddi Howe tashmë ka përfunduar. 46-vjeçari e mori drejtimin e “Magpies” në vitin 2021 dhe ia doli që ta rikthente ekipin mes më të mirave në Premier League, madje duke u kualifikuar edhe në Champions League.

Mirëpo, ky sezon rezultoi me shumë ulje e ngritje dhe Newcastle e sheh veten në vendin e 10 të kampionatit, 15 pikë larg vendit të katërt. Ndaj, drejtuesit besojnë se ekipit i duhen energji të reja dhe i preferuari për të ardhmen është Julian Nagelsmann, i cili aktualisht është në krye të Gjermanisë.

36-vjeçari, do të udhëheqë “pancerat” në Euro 2024 ndërsa më pas është i lirë të zgjedhë nëse do të qëndrojë në krye të kombëtares apo jo. Sipas mediave gjermane, ish-trajneri i Bayern Munich, ende nuk e ka vendosur të ardhmen pasi për të në garë është edhe Liverpool që e ka si opsion për të zëvendësuar Jurgen Klopp.

Megjithatë, drejtuesit e Newcastle janë të bindur se nëse Nagelsmann largohet nga Gjermania, atëherë mund ta bindin për të nisur një projekt të ri me “Qymyrxhinjtë”./SS

Leave a Reply