Prizren | Një motoristi i gjendet një pistoletë, i sekuestrohet arma dhe i dyshuari ndalohet për 48 orë

0
102

Policia e Kosovës gjatë një kontrolli ka ndalur një motoçikletë që po lëvizte pa drita, dhe pas ekzaminimit policia ka arritur të gjejë brenda në bagazhin e motoçikletës një pistoletë të tipit “Zoraki”.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren dhe është intervistuar me prezencën e avokatit.

I njëjti është ndaluar për 48 orë.

“Me datën 10.05.2024 rreth orës 01:25 patrulla policore gjate pikës së kontrollit ka ndaluar një motoçikletë e cila po lëvizte pa drita, gjatë kontrollit në bagazhin e motoçikletës është gjetur një arme e zjarrit prodhim Turk, modeli Zoraki dhe një karikator pa fishek.

Në lidhje me rastin është njoftuar Polici Hetues si dhe forenzika të cilët kane dale ne vendin e ngjarjes, pas shikimit të vendit të ngjarjes arma e zjarrit është sekuestruar,

I dyshuari  (Sh.S. 2004) është shoqëruar në Stacionin Policor  në Prizren dhe është intervistuar në prezencën e avokatit.

Është njoftuar edhe  Prokurori i shtetit dhe  i njëjti ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë.

Në këtë rast nga Stacioni Policor Prizren janë filluar hetimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës” dhe rasti ka kaluar në Sektorin e Hetimeve.”

Leave a Reply