Në kujtim të “Epopesë së UÇK-së” së Vërrinit

0
792

Një natë para ofenzivës së shtatorit 1998, kishim informacione për lëvizje të mëdha të trupave policore-ushtarake serbe, rreth territoreve ku ne i kishim pozicionet tona.

Megjithatë ushtarët tanë ishin vën të gjithë në gjendje gatishmërie nëpër pozicionet e veta, ndërsa në bazë të informacioneve që kishim, komanda e brigadës 125 ishte vën në veprim sipas detyrave të përcaktuara në mledhjen e 28 gusht 1998.

Në zonën e përgjegjësisë së Batalionit të parë, pasi që veç ishin vërejtur lëvizje të mëdha të forcave armike, sidomos drejt majës së Cyilenit, nga ana jonë kishte shkuar në atë pjesë për ndihmë edhe komandanti i policisë ushtarake Salajdin Berisha me një pjesë të policisë, atje kishte shkuar edhe komandanti I ZKZ-së Xhevat Berisha, ndërsa gjatë ditës kishte qenë në lëvizje edhe vetë komandanti i Brigadës Ekrem Rexha-Drini.

Këto lëvizje, që bëheshin rreth territorit ku kontrollohej nga UÇK-ja, ne i patëm vërejtur, mirpo në një mënyrë ishim paksa të rezervuar, sepse disa ditë më parë përmes mjeteve të informimit okupatori serb kishte lajmëruar manovra ushtarake, gjë që për ne ishte lojë propagandistike ose luftë speciale që bëhej kundër popullatës dhe luftëtarëve të UÇK-së.

Me një fjalë komanda e Brigadës 125 dhe ushtarët e saj ishin në gjendje gatishmërie për sulme eventuale, gjë që edhe ndodhi ashtu.

Ofensiva e madhe nga forcat serbe kundër pozicioneve të Brigadës 125 që vepronte në kuadër të zonës së lirë në Vërri të Prizrenit, ishte njëra nga ofensivat më të ashpra që kishte ndodhur deri në ato momente, mirpo përkundër ashpërsos së sulmit, ne ishin të vendosur që të përballemi me forcat okupuese.

Në rrethin e Prizrenit, armiku serb kishte aktivizuar rreth 4000 forca ushtarake policore serbe, në mesin e të cilëve edhe paramilitarë, mercenarë rusë e të viseve tjera, që e përkrahnin luftën okupuese serbe, vetëm e vetëm për ta mposhtur Vërrinin si një rajon me pozitë gjeografike që nuk i konvenonte okupatorit serb të jetënën kontrollin e UÇK-së.

Rajoni i Vërrinit në kuadër të operacioneve që bënte UÇK-ja në gjithë Kosovën, ishte një territor me pozit strategjike të veçantë, dhe pikërisht për këtë pushtuesi serb aktivizoi shumë forca dhe më 1 shtator 1998 rreth orës 7 të mëngjesit fillon sulmi i forcave armike serbe mbi pozicionet e UÇK-së.

Fillimisht sulmi filloi në fshatin Lez, ku zhvillohet një luftë shumë e ashpër dhe këtu bëhet një rezistencë titanike e ushtarëve të UÇK-së nëpër të gjitha pozicionet.

Në Lez, u zhvillua njëra nga betejat më të mëdha deri atëherë, që ishin zhvilluar në Kosovë e sidomos në rrethin e Prizrenit. Luftimet pastaj u përhapën nëpër gjithë territorin e Vërrinit, por është me rëndësi se në këtë luftë forcat serbe sipas planeve të tyre gjatë gjithë kohës i granatonin pozicionet e Batalionit të Dytë nga largësia, ndërsa në ato të Batalionit të Parë, tentohej të futej këmbësoria, dhe kështu, në ditën e parë rreth orës 17 pas thyerjes së një pike të kompanisë në Lez, forcat serbe depërtojnë deri në fshat.

Në këtë luftë të ashpër dhe të përgjakshme, që zhvillohet në mes të forcave të UÇK-së dhe forcave armike, heroikisht në vijën e parë të frontit bien Xhevat Berisha, Salajdin Berisha, Shefqet Berisha, Hasim Berisha, Nehat Berisha, Alajdin Berisha, Bekim Berisha, Shahadin Berisha, Naip Berisha, Samidin Emini dhe Ibrahim Osmani, të cilët u dëshmuan me heroizmin e vet edhe më herët, e më vonë bien edhe dy pleqtë, Asllan Berisha dhe Izair Berisha.

Gjatë po asaj nate, derisa po e vëzhgonin terrenin në mes të fshatit Kushnin dhe Arbëri, bien në pritë edhe ushtarët Tamil Shala, Refki Shala dhe Milaim Thaçi nga Kushnini, dhe kështu filloi depërtimi I armikut në drejtim të territorit, që deri atëherë ishte I kontrolluar nga ushtarët e UÇK-së.

Kjo ishte një ofensivë, e cila me vete mori edhe shumë civilë, sepse në të njëjtën kohë pa ndërprerë nga forcat barbare serbe, granatohej fshati Malësi e Vërrinit, Kushnini, Arbëria, Lezi, selia e shtabit të Brigadës 125 në Jeshkovë dhe vetë fshati, Hoça e Qytetit, Kushtrimi-Billushë, Poslisht si dhe të gjitha pikat e pozicioneve tona.

Granatimet nga forcat e pushtuesit serb bëheshin me të gjitha llojet e armatimit duke përfshi edhe artilerinë që kishte në dispozicion ushtria dhe policia serbo-jugosllave.

Luftimet vazhduan edhe më 2 shtator, ku atë ditë luftimet më të ashpra ishin përqëndru në fshatin Jeshkovë, sepse këmbëngulja e forcave serbe ishte që me çdo kusht të depërtonin deri në Shtabin e Brigadës 125 që ishte i vendosur në këtë fshat!

Gjatë kësaj lufte heroike, diku në pasditen e 2 shtatorit, bie heroikisht njëri nga luftëtarët më të zotët që kishte Br 125, njëri nga ata djemët që vështirë të lindën më nëna trima të atillë në rrethin e Prizrenit, e ky ishte Agim Shala, i cili bie në altarin e lirisë së bashku me babanë e tij Avdi Shalën, djalin e axhës të tyre, Besim Shalën dhe njëri nga policët e policisë ushtarake të UÇK-së, Fatmir Berisha.

Gjatë gjithë kësaj lufte, forcat barbare serbe gjuanin pa ndërprerje në pozicionet e fshatit Kushtrim-Billushë , dhe tentonin të futeshin në Dushkajë të Poslishtit, pastaj në pozicionet e Tusuzit, por pasi që ishin thyer disa nga pozicionet e Batalionit të Parë, rrezikohej edhe vija e pare e frontit në Tusuz dhe natyrisht komanda e Batalionit të Parë tërhiqet në fshatin Arbëri, ndërsa ne vazhdojmë të mbesim në pozicionet e Batalionit të Dytë derisa në kuadër të të gjitha këtyre luftimeve dita e tretë e gjeti në një pozitë të palakmueshme popullatën civile, sepse të gjithë ushtarët dhe burrat e Vërrinit të moshës mbi 18 vjeç ishin nëpër vijat e frontit.

Ato ditë, në shtëpinë e tyre në Prizren, vriten edhe dy ushtarë të shkëlqyeshëm të Brigadës 125, Astret Poniku dhe tekniku medicinal në spitalin ushtarak në Malësi të Vërrinit, studenti Arsim Poniku.

Po ashtu forcat serbe gjatë tërheqjes nga fshati Malësi e Vërrinit, në fund të këtij fshati vranë Arsim Maliqajn, nga fshati Poslisht ndersa ne Hoq te Qytetit nga grantat ra Xhemil Krasniqi.

Rënja e shokëve tanë në betejën e shtatorit ishte përjetim shumë rënd për ne, ishte një humbje e madhe, sepse dëshmorët e rënë në altarin e lirisë ishin djemtë dhe shtyllat kryesore të UÇK-së në rrethin e Prizrenit.

Natyrisht, ishte humbje e madhe për ne, rënia e Xhevatit, Salajdinit, Agimit, Bekimit dhe e të gjithë ushtarëve tjerë, që ranë ato ditë, sepse ishte në pyetje edhe humbja e një pjese të Komandës së Brigadës 125.

Megjithatë neve kjo humbje, e them me përgjegjësi të madhe, se nuk na ligështoi, por na u shtua edhe më shumë urrejtjen kundër armikut, në mënyrë që në të ardhmen të organizohemi edhe më mirë dhe ta vazhdojmë luftën deri në fund, siç edhe ndodhi!

Në kuadër të kësaj lufte, nga granatimet serbe kanë ra për të mos vdekur kurr edhe një numër i njerëzve nga radhët e popullatës civile si për shembull më datën 1 shtator në fshatin Malësi të Vërrinit, nga këto granatime është vra vogëlushi 5-vjeçar, Arlind A. Kryeziu, ndërsa në fshatin Jeshkovë, plaka Kadishe Berisha, kurse në fshatin Hoçë të Qytetit është vra edhe Hatë Shala.
Duhet shtuar edhe faktin se në momentin kur forcat serbe kanë hyrë nëpër këto fshatra, kanë bërë edhe ekzekutimin e disa pleqve, fëmijëve dhe grave.

Në fshatin Malësi të Vërrinit, më 2 shtator 1998 vriten edhe pleqtë si, Nesim Krasniqi, i cili bie me pushkë në dorë, duke bërë rezistencë kundër paramilitarëve serbë, që kishin zbritur nga kodra e Cyilenit.
Po atë ditë vritet edhe Bajram Thaçi, pastaj vriten Mursel Halilaj, Skender Memedaj, Agush Kryeziu dhe Qazim Poniku. Po në këtë fshat zihen edhe shumë robër, të cilët u maltretuan, u torturuan dhe i mbyllën në xhaminë e këtij fshati si rob lufte. Po këtë ditë edhe në fshatin Jeshkovë, nga forcat serbe u vranë edhe Merxhan Shala, Fatime Shala (nëna e dëshmorit Besim Shala) dhe Myrvete Shala.

Lufta për lirin e Kosovës, pamvarsishtë humbjeve, vazhdoj edhe me shum beteja që u zhvilluan në Vërri të Prizrenit, për të ardhe deri te 12 qershori 1999 dita e çlirimit, ku ju dha fund njëher e përgjithmon okupimit serbë në Prizren dhe Kosovë.
Lavdi u takon gjithë atyre që e flijuan jetën, që ne të tjerët të jetojm të lirë!

Shkruan: Zafir BERISHA

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply