Në Këndin Amerikan në Prizren, psikologu Rron Kastrati u del në ndihmë të rinjëve me këshilla për përballjen e COVID-19

0
581

Këndi Amerikan në Prizren në vazhdën e aktiviteteve virtuale me të rinjë dhe pjesëmarrës tjerë ka organizuar takimin online me psikologun nga Prizreni, Rron Kastrati.

Në këtë takim, psikologu Kastrati ka folur për metodat më të mira që për qëllim kanë menaxhimin e emocioneve gjatë kohës së pandemisë.

“Sonte kemi patur në takimin në internet, psikologun e ri, me një perspektivë të ndritshme, Rroni Kastrati.

Rroni, foli me pjesëmarrësit për format më të mira të menagjimit të emocioneve psikologjike gjatë kohës së pandemisë. Gjatë këtij takimi, psikologu dha edhe disa këshilla që duhet t’i mbajmë në mend gjatë kësaj kohe.

Në fund pjesëmarrësit shtruan disa pyetje drejtuar psikologut dhe kanë kontribuar në këtë takim me komente.

Rroni si psikolog ka ofruar këshillat e tij për të gjithë pjesëmarrësit dhe të tjerët për t’i ndihmuar ata nëse kanë nevojë gjatë kësaj kohe të pandemisë”, thuhet në njoftimin e Këndit Amerikan në Prizren./04 Online

Leave a Reply