Në interes të qytetarëve nuk është vetëm shpenzimi i parasë publike, por edhe prona publike, komunale!
Qeverisja aktuale po harron se është obliguar, ashtu siç bën dëgjim publik për buxhet duhet të merr pëlqimin e banorëve për cilindo investim të vetin e leje për dhënie në shfrytëzim të një prone kundër interesit të tyre!
Në seancën e 18 korriku 2024 në rend dite me kërkesë të Kryetarit të Komunës së Prizrenit ishte vendos, dhënia e pronës komunale (publike) “një OJQ-je, që do të ofron shërbimet e kuzhinës popullore”.
E drejtori i DPMS-ë në prezantimin e pikës e quajti “Qendër për Asistim Social”!
Gjë që edhe më shumë rriti dyshimet e mia për mos votim.
Në historikun e qeverisjes së PDK-ës në Prizren, shumë sipërfaqe Komunale është tretur, me marrëveshje të ndryshme partneriteti Publiko – Privat.
Madje qeverisja aktuale ka harruar fuqinë e qytetarëve! Shembullin më të mirë e kanë pasur në fillim të mandatit, kur janë obliguar nga Gjykata të rrënojnë investimin e partiakut të tyre (pr.Ramadan Muja) në lagjen Dardania (ish Jaglenica).
Ku pa pëlqimin e banorëve është filluar ndërtimi i banesave sociale!
Banorët ju përgjigjen Komunës me padi dhe fituan.
Afërsisht 250.000 euro para të qytetarëve përfunduan në deponi, pa dhënë përgjegjësi askush.
Por triumfuan qytetarët e organizuar!
Shkruan: Islam THAQI – Asambleist i LVV-së në Prizren
* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online