LDK: Papërgjegjësia e Shaqir Totajt la pa ujë pijes shumë lagje e fshatrat të Prizrenit

0
196

Dega e LDK-së në Prizren e ka quajtur papërgjegjësi të kryetarit të komunës, Shaqir Totaj, mungesën e ujit të pijes për shumë lagje dhe fshatra të Prizrenit.

“Në Prizren kanë filluar reduktimet ka një javë, por ditëve të fundit ka fshatra dhe lagje që 40h nuk kanë ujë të pijshëm!”, thuhet në mes tjerash në reagimin e LDK-së në Prizren.

“Deri në 40h pa ujë të pijshëm, në shumë lagje dhe fshatra të Prizrenit!
Papërgjegjësia e Shaqir Totajt dhe Hidroregjionit, për mungesën e ujit të pijshëm për qytetarët e Komunës së Prizrenit, është e papranueshme dhe shumë e rëndë.
Ky veprim do të thotë që institucionet publike lokale dhe Shaqir Totaj tashmë e kanë pranuar mashtrimin që ua kanë bërë qytetarëve, me premtimin se pasi ai ta udhëheq Prizrenin, do të ketë ujë 24h.
Por nuk po del ashtu, në Prizren kanë filluar reduktimet ka një javë, por ditëve të fundit ka fshatra dhe lagje që 40h nuk kanë ujë të pijshëm!
Habit fakti që deri tani nuk ka asnjë përpjekje për përmirësim dhe asnjë reagim nga Shaqir Totaj!
Nuk është e largët dita kur vota e qytetarëve do ta ndëshkoj atë dhe grupin e tij që po “qeverisë” me Prizrenin.
Prizrenasit nuk falin!
Prizrenasit nuk mashtrohen!”, thuhet në reagimin e LDK-së në Prizren./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here