Nagavci i kërkon Osmanit të tregojë me emra personat e ‘rrezikshëm’ për moszgjedhjen e presidentit

0
216

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Arbërie Nagavci ka ftuar presidenten Vjosa Osmani që të tregojë me emër e mbiemër kush janë personat e papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm që penguan zgjedhjen e presidentit të ri.

Sipas Nagavcit, kjo është një detyrë institucionale, kushtetuese dhe personale e presidentes për t’i bërë të qarta këto informacione për qytetarët.

Ajo shtoi se është e rëndësishme të sqarohet nëse presidentja ka pasur njohuri për këto plane dhe çfarë ka ndërmarrë për t’i penguar ato.

Në mëngjesin e sotëm, Osmani e kishte quajtur papërgjegjësi faktin që Kuvendi nuk arriti të zgjedhë presidentin, duke përmendur njerëz “me qëllime të rrezikshme”.Client Portal

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here