Murati: Para betimit si presidente, Osmani ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i “Guxo” dhe ka dorëzuar mandatin e deputetes

0
326

Mbrëmë Vjosa Osmani është zgjedhur për një mandat 5 vjeçar si Presidente e Kosovës.

Pas postit të saj si president, Osmani ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet politike e partiake nga Iniciativa “Lista Vjosa”.

Njëkohesisht, ajo ka dorëzuar edhe mandatin e deputetes se Kuvendit te Republikes se Kosovës, para dhënies së betimit si Presidente e vendit, pas përfundimit të votimit, përcjell Gazeta Blic.

Kështu ka bërë të ditur, përfaqësuesi i Osmanit, Artan Murati.

Presidentja e vendit, znj. Vjosa Osmani Sadriu, mbreme, para dhenies se betimit si Presidente, ka dhene doreheqje nga te gjitha funksionet politike e partiake nga Iniciativa “Lista Vjosa”. Njekohesisht, ajo ka dorezuar edhe mandatin e deputetes se Kuvendit te Republikes se Kosoves, para dhenies se betimit si Presidente e vendit, pas perfundimit te votimit”, ka shkruar Murati./Gazeta Blic

Leave a Reply