Murali i Vedat Muriqit nuk është real, imazhi u krijua përmes “Adobe Photoshop”

0
156

Platforma “hybrid.info” e cila ka për qëllim ofrimin e informacionit të saktë, të paraqitura në media dhe publikime tjera, për të zbehur ndikimin e keqinformimit që vijnë si dezinformatë, teori konspirative, lajme të rrema, përmbajtje e pa verifikuar, clickbait etj., pas kontrollit të fakteve të kryer është vërtetuar se fotografia e Vedat Muriqit, nuk paraqet një mural real.

“Disa portale informative kanë publikuar dje një fotografi në të cilin paraqitet imazhi i futbollistit kosovar Vedat Muriqi, që luan në skuadrën spanjolle Mallorca.

Me anë të kësaj fotografie, disa portale kanë pretenduar se Muriqit i është bërë një mural në njërën nga ndërtesat e qytetit të Mallorca-s.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se fotografia nuk paraqet një mural real, por e njëjta është edituar përmes programit për krijimin e imazheve “Adobe Photoshop”.

Kjo fotografi me pretendimin se paraqet një mural me imazhin e futbollistit kosovar Vedat Muriqi, është publikuar nga portalet informative.

Skuadra e Mallorca-s, fotografitë me imazhet e disa futbollistëve të saj që shfaqen nëpër ndërtesa, i ka publikuar edhe në Facebook me mbishkrimin “Tot està amb tu”, që në shqip përkthehet “E gjithë Mallorca është me ty”, ka bërë të ditur platforma “hybrid.info.

Leave a Reply