Motra e këngëtares Elvana Gjata, sopranoja Migena Gjata ka hapur shkollën e saj të kantos në Gjermani.
Këngëtarja ka ndarë disa foto të saj në Instagram, duke shprehur gjithë krenarinë që ndjen për arritjen e së motrës. Ajo na tregon se hapja e një shkolle këndimi ka qenë një ndër ëndrrat më të vjetra të Migenës, e cila më në fund është realizuar.
“Jam jashtëzakonisht e lumtur dhe krenare që sapo plotësove një nga ëndrrat e tua më të vjetra. Shkolla jote e Këndimit! Në Dusseldorf. Këngëtarët e rinj do të jenë me fat që të punojnë me ty, unë isha!”, ka shkruar ajo krahas fotove.