Mos hani teksa shihni celularin sepse…

0
339

Ky është një zakon i të gjithëve thuajse por, ekspertët e shëndetësisë deklarojnë se ngrënia e ushqimit para televizorit ose në kohën që mban telefonin celular në dorë ndikon negativisht në shëndet dhe peshë.

Personat që e bëjnë këtë gjë kanë tendencë të shëndoshen më shumë.

Ekspertët thonë se kur sheh televizor, apo kur lundron në internet nëpërmjet celularit humb përqendrimin nga e ngrëna dhe truri jonë nuk e regjistron këtë fakt.

Kjo bën që pas drekës apo darkës të hamë sërish diçka të lehtë. Ngrënia jashtë vakteve shkakton mbipeshë.

Për eksperiment u morën 39 persona me shëndet normal dhe rezultati ishte bindës.

Përdorimi i mjeteve teknologjike që na kërkojnë përqendrim gjatë ngrënies ka një efekt negativ në oreksin tonë.

Leave a Reply