Morina – Biffar: Anton Quni është kryetari që i duhet Prizrenit

0
505

Kandidatja e LDK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit, Afërdita Morina – Biffar, është e bindur se Anton Quni i duhet Prizrenit për ta udhëhequr komunën.

Morina – Biffar ka thënë se prizrenasit e kanë rastin e mirë me i besu njerut që u’a mbanë derën hapur e që i përfshinë në vendimarrje.

“- Problemet e shumta infrastrukturore nëpër lagjet e qytetit, në park e hapësira tjera publike dhe nëpër fshatrat e komunës së Prizrenit, do të marrin trajtim e do tu gjindet zgjidhja ne qeverisjen e Anton Qunit.

  • Ai është kryetari që i duhet Prizrenit, sepse është modest, punëtor, fjalëpak dhe i përgjegjshëm karshi obligimeve që merr.
  • Çdo kush e do një kryetar komune që në qendër e ka qytetarin, i dëgjon me vëmendje dhe i merr seriozisht ankesat e kërkesat e tyre.
    Prizrenasit e kanë rastin e mirë me i besu njeriut që ua mbanë derën hapur e që i përfshinë në vendimarrje.
    Transparenca dhe llogaridhënja, janë shtyllat mbi të cilat do të mbështetet qeverisja e komunës nën drejtimin e kryetarit, Anton Quni.
    I dashur me mjekun, bashkëbisedues i hapur me mësuesin e taksistin, me punëtorin që pastron rrugët, me kamarierin që i sjellë kafen, me shitësin që i shërben..me secilin qytetar e qytetare pa dallim etnie, feje e profesioni.
    Për të Prizren nuk është vetëm Shadërvani e Ortakolli, për Antonin, Prizren është cdo centimetër e teritorit të komunës, që nga fshatrat më të thella e lagjet më periferike të qytetit e deri te ato nënkala e anash Lumbardhit, nga Tusuzi e deri në Kurillë..dhe çdo rrugë e rrugicë ku jetojnë prizrenasit që janë shembulli më i mirë i bashkëjetesës në mes qytetarëve me etni, gjuhë e fe të ndryshme.
    Prizreni është i të gjithëve e Antoni do të jetë kryetar për të gjithë.
  • Krenare me qenë pjesë e ekipit dhe përkrah njeriut që një jetë të tërë ia ka kushtuar vendit dhe popullit të vet.
  • Perkushtimi i tij për tu shërbyer qytetarëve e bënë kandidatin e vetëm serioz për ta drejtuar Prizrenin.

AntonQuniKryetar

PërPrizreninQëDuam

aferdita8″, ka thënë Morina – Biffar./04 Online

Leave a Reply