Mollë dhe mjaltë për lëkurë të yndyrshme

0
32

Lëkura e yndyrshme është vërtet problematike dhe e bezdisshme. Provoni këtë maskë me mollë dhe mjaltë dhe do të mbeteni të kënaqura.

Përbërësit:

1/2 mollë, e ndarë në copa të vogla
1 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja dhe përdorimi:
Përziejini përbërësit në mikser. Aplikojeni maskën në fytyrë, duke shmangur zonën e syve. Mbajeni për 10 minuta dhe më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.

Pasi ta thani mirë fytyrën, aplikoni kremin ose vajin që përdorni zakonisht (vaj bajameje, etj.).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here