Mësohet orari i ndeshjeve të Ballkanit në Ligën e Konferencës, kampioni e zhvillon ndeshjen e parë në Kosovë

0
281

Pasi regjistroi suksesin historik duke siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, Ballkani tani duhet të fillojë me përgatitjet për ndeshjet e kësaj faze.

Tërheqja e shortit për grupet e kësaj gare u bë të premten, teksa kampioni i Kosovës u shortua për në Grupin G, shkruan Gazeta Express.

Ballkani në këtë grup do të jetë bashkë me Slavia Praha, CFR Cluj dhe Sivasspor.

Skuadra nga Suhareka aventurën në këtë grup do ta fillojë më 8 shtator, si nikoqir i klubit nga Rumania, Cluj.

Në xhiron e dytë të Grupit G, Ballkani do të luajë në udhëtim te skuadra nga Republika e Çekisë, Slavia, më 15 shtator – teksa edhe në xhiron e tretë do të luajë në udhëtim te Sivasspori, më 6 tetor.

Datat për tri ndeshjet tjera:

13 tetor, Ballkani – Sivasspor

27 tetor, Ballkani – Slavia Praha

3 nëntor, CFR Cluj – Ballkani.

Leave a Reply