Menaxheri me diplomë të Obamës leht i pren shiritat me investime të huaja

0
721

Talent leht është me hangër bukën e huaj, qe dy vjet ende nuk u mësove me përgatit naj petull a naj kifle. Së paku nxënësit me i siguru shujta qysh ke premtu në fushatë.

Me ju lut Zotit që mos mu ndal donacionet e huaja sa je ti në pushtet, se edhe pak të kanë mbetur, se ti me mujt me pre shirit të naj projekti që e nis dhe e kryen vet, “qok zor Talent”.
I ke tranu krejt me foto e video, thu ti e ki ba gjenet Prizrenin, por ja kanë nis krejt me pa të vërtetën. Investimet ende pa i ba një vit, ja po i del boja, ja po prishen e ja nuk po shihen. Talent, me rrena nuk mbahet pushteti.

Shumë i amël dokesh kur pren shirita në projekte të huaja, por një Zot e din sa të kanë kushtuar gërshajt e shiriti, se për kompjutera as që jemi tu prit që ti ki me investu najkun.

Nëse nuk të kanë tregu Talent, në Prizrenin që ti po e quan “gjenet” në qeverisjen tane, ka shkolla që nuk kanë shkumsa me shkru në tabelë. Talent, ke shkolla që në një klasë i kanë mbi 40 nxënës në qytet e ke shkolla poashtu në qytet që i kanë nga 10 nxënës në një klasë. Talent, ka shkolla që nuk kanë printera, ose ata që i kanë janë të prisht, e në ato shkolla me hy në WC sëmuret njeri.

Shyqyr që Obama nuk ka mujt me parashiku që ti bahesh kryetar i Prizrenit, edhe jo bash çfarëdo kryetari, po qesi i dobët deri në pikën e fundit, tybe ti kurrë me pa me sy “Diplomën” e tij.

Talent, më shtrejt të kanë kushtu shiriti e gërshajt se investimet në kompjutera nëpër shkollat e Prizrenit qe dy vite në pushtet.
Marre. Dobët, shumë dobët!

Shkruan: Ilir BALDEDAJ

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here