Me një tubim madhështor priten nismëtarët në lagjet “Vëllezërit Stavileci”, “Çamëria” dhe “Lidhja e Prizrenit”

0
302

Me një tubim madhështorë, kandidatët për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate në Prizren u pritën nga banorët e lagjeve, Vëllezërit Stavileci, Çamëria dhe Lidhja e Prizrenit, të cilët kanë vendosur të rreshohen përkrah Çlirimtarëve të 121-it, thuhet në njoftimin e Nismës transmeton 04 Online.

“Kandidati për deputet, Zafir Berisha, tha se Kosova është pranë një udhëkryqi ku qytetarët e saj duhet të bëjnë zgjedhjen më të mirë, dhe zgjedhjen më e mirë për qytetarët e Kosovës po e ofrojmë ne me kandidatë tonë për deputet, të cilën do të jenë zë i fuqishëm i Çlirimtarëve në Kuvendin e Kosovës.
Kauza jonë #MeÇlirimtarët çdo ditë e më shumë po përqafohet nga qytetarët e Kosovës, dhe kjo natyrisht është dëshmia më e mirë se zëri i Çlirimtarëve do të vazhdojë të jetë pjesë e legjislaturës së ardhshme, zë i cili do të jetë vazhdimisht në mbrojtje të vlerave kombëtare.
Kandidatët tjerë për deputet, Albulena Balaj Halimaj, Sabri Micaj, Shukrije Berisha, Fatmir Gërdellaj, Muhamet Shalaj, Afrim Tejeci, Veton Rexhaj dhe Leart Batusha, kërkuan nga të pranishmit që kështu të vazhdojnë deri më 14 Shkurt sepse Kosova ka nevojë për zërin çlirimtar, dhe jetësimin e kauzës tonë në mund ta bëjnë vetëm ata të cilët i besojnë çlirimtarëve dhe besojnë në fitore”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply