“Më ka marrë malli”, Stresi zbulon bisedën e fundit me ish-partneren Keisin

0
366

Reperi i njohur Stresi kohëve të fundit ka qenë një nga emrat më të përfolur në shtypin rozë.

Kjo për shkak të ndarjes dhe raportit me ish-partneren e tij, Keisi, të cilët vazhdojnë të komentohen akoma rreth marrëdhënies së tyre.

Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Shiko kush Luan” ku ka folur sërish për ish-të dashurën e tij.

Stresi (Foto: YouTube)

Në një nga sfidat si dënim ishte të tregonte bisedën e fundit që ka bërë me Kejsin në ‘WhatsApp’.

“E bukura ime” ia kishte vendosur emrin e numrit të partneres, teksa në bisedën e tyre ishin dy video.

Një nga Kejsi dhe video tjetër ishte nga Stresi duke i dërguar video të rrugës dhe ne sfond kishte këngën me tekst: “Baby ti e din malli sa m’ka marr”, për të cilën deklaroi se kjo është kënga e tij e re re dedikuar Kejsit.

Sa i përket dënimeve me vajzat e skuadrës, Stresi u sigurua para se të niste sfidën duke i dërguar një ‘voice’ Kejsit: “Kejs, është veç për lojë”.

Stresi (Foto: YouTube)

Stresi ndërkohë zbuloi se është ndarë nga Kejsi pas daljes nga burgu, për më shumë se një vit. /Telegrafi/

Leave a Reply