Agim Pajaziti, i njohur për publikun si MC Gima, ka lansuar këngën e tij më të re me videoklip të plotë, të titulluar “Kamarierja e zemrës” – një projekt që premton të pushtojë skenën muzikore këtë sezon, shkruan 04 Online.
Teksti i këngës mban firmën e Emine Imerit, një emër që ka dhënë kontribut në shumë hite të mëparshme, ndërsa muzika është kompozuar nga mjeshtri i njohur Avni Qaili. Vokalet janë regjistruar nën përkujdesjen e Djj Cimit, ndërsa orkestrimi i këngës është realizuar nga Ebar Mazhar, duke i dhënë projektit një frymë të freskët dhe dinamike.
Kënga, me tekst lozonjar dhe ritëm ngjitës, shoqërohet me një videoklip të punuar deri në detaje, ku MC Gima sjell stilin e tij të veçantë dhe karizmën që e ka karakterizuar gjithmonë.
“Kamarierja e Zemrës” tashmë është e disponueshme në YouTube dhe platformat tjera muzikore./04 Online