Mbappé shkruan historinë e Botërorit, arrin në 22 gola dhe thyen rekordin e Messit

0
66

Kylian Mbappé vazhdon të shkruajë historinë e futbollit botëror.

Sulmuesi francez realizoi dy gola në humbjen 6-4 të Francës ndaj Anglisë në ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Botës 2026, duke e mbyllur turneun me plot 10 gola.

Kjo shifër nuk ishte arritur në një edicion të vetëm të Botërorit që nga viti 1970, kur legjenda gjermane Gerd Müller realizoi po aq gola, shkruan 04 Online.

Me dygolëshin ndaj Anglisë, Mbappé arriti në kuotën e 22 golave në 22 ndeshje të zhvilluara në Kupën e Botës, duke kaluar Lionel Messin, i cili ka shënuar 21 gola në këtë kompeticion.

Në këtë mënyrë, 27-vjeçari francez është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës, ndërsa rekordi i tij mund të zgjerohet edhe më tej në edicionet e ardhshme.

Mbappé është gjithashtu pranë fitimit të “Këpucës së Artë” të Botërorit 2026. Me 10 gola, ylli i Real Madridit kryeson listën e golashënuesve të turneut dhe mbetet favorit absolut për ta mbyllur kompeticionin në krye.

Pavarësisht humbjes së Francës ndaj Anglisë, paraqitja individuale e Mbappés ishte spektakolare, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si një prej futbollistëve më të mëdhenj të gjeneratës së tij./04 Online/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here