Maska me vezë për flokë të dendur e të shëndetshëm

0
1938

Shumë prej vajzave dhe grave e gjejnë veten gojëhapur dhe ëndërrimtare para reklamave për flokë të  bukur, të dendura, voluminozë e plot shkëlqim.

Ndonjëherë, këto flokë duken një ëndërr e pamundur e megjithatë shumë prej nesh e dimë se sekreti pas një floku të shëndetshëm qëndron edhe tek kujdesi.

Një prej ushqimeve më të mira për flokët është veza.

Ajo është e pasur me proteina, minerale dhe vitamina të kompleksit B që janë thelbësore për shëndetin e flokut.

Këto ushqyes janë kontribues të drejtpërdrejtë për rritjen, volumin, shkëlqimin dhe dendësinë e flokut.

E bardha e vezës është burimi më i pasur i proteinës, magnezit, kaliumit dhe riboflavinës që rrisin flokun.

Megjithatë e bardha e vezës nuk e zbut flokun si e verdha.

Kjo e fundit është një burim më i pasur i vitaminave të kompleksit B dhe acidit folik.

Ajo përbën një alternativë të shkëlqyer për njerëzit me flokë të thatë.

Kombinimi i të dyjave rekomandohet për njerëz që kanë flokë normalë ose miks.

Maskë Me Vezë Për Flokë Normalë

Përzieni një vezë të plotë me një lugë gjelle me vaj ulliri dhe lyejeni flokun në tërësinë e tij.

Mbajeni maskën për 20 minuta dhe më pas lajeni me ujë të ftohtë.

Këtë maskë mund ta bëni 1-2 herë në javë.

Ajo ruan ekuilibrat e yndyrës së flokut dhe përmirëson rritjen e shëndetshme të tij,

Maskë Për Flokë Të Thatë

Për këtë maskë ju nevojiten 2 të verdha vezësh dhe një lugë gjelle me vaj ulliri.

Lyeni të gjithë flokun dhe mbajeni maskën për 20 minuta.

Më pas lajeni me ujë të ftohtë dhe aplikoni zbutës.

Maska duhet përdorur 1-2 herë në javë.

Floku do të jetë i butë ndërsa skalpi do të marrë ushqyesit e nevojshëm.

Maskë Për Flokë Të Yndyrshëm

Për këtë maskë mund të përdorni të bardhat e dy vezëve dhe sipas dëshirës një lugë gjelle me vaj ulliri.

Përzieini së bashku dhe lyeni flokun.

Maska duhet mbajtur për 20 minuta dhe më pas floku duhet larë me ujë të freskët.

Kjo maskë u jep flokëve volum dhe i zbut ato.

Maskë Për Rritjen e Flokut

Përzieni të bardhat e dy vezëve me dy lugë gjelle xhel të aloe verës.

Maskën mbajeni në flokë për deri në 60 minuta.

Më pas flokun lajeni me ujë të freskët.

Maskë Me Vezë Dhe Banane

Fusni bananen në një mikser, shtoni një vezë të plotë dhe pak vaj ulliri dhe përzijeni deri sa të përfitoni një masë kremoze.

Aplikojeni maskën në rrënjë dhe gjatësinë e flokut dhe mbajeni për 15-20 minuta.

Lajeni me ujë të freskët.

Kjo është një maskë perfekte për flokë të thatë dhe që duan volum.

Maskë Me Lëng Qepe Dhe Vezë

Për këtë maskë ju nevojitet një lugë gjelle me lëng qepe dhe 2 vezë të plota.

Përziejini së bashku dhe maskën mbajeni për 30 minuta.

Lëngu i qepës do të ndihmojë në rritjen e flokut dhe për prodhimin e kolagjenit.

Leave a Reply