LVV-ja në Prizren: Prokuroria të veproj ndaj Nehat Elshanit e Shaqir Totajt

0
1677

LVV-ja në Prizren ka kërkuar nga Prokuroria Themelore në Prizren që të veproj ndaj Nehat Elshanit dhe Shaqir Totajt.

Në reagimin e LVV-së thuhet se ky subjekt politik dënon kërcënimet e shefit të kabinetit të Komunës së Prizrenit, Nehat Elshani, ndaj zyrtarëve të kësaj komune.

Reagimi i plotë i LVV-së në Prizren:

PROKURORIA TË VEPROJ NDAJ NEHAT ELSHANIT DHE SHAQIR TOTAJT!
Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE në Prizren dënon ashpër kërcënimet e shefit të kabinetit të Komunës së Prizrenit Nehat Elshani ndaj zyrtarëve të Komunës së Prizrenit. Është kërcënuar fizikisht dhe fyer rëndë zyrtarja e Drejtorisë së Urbanizmit XH.GJ. nga shefi i kabinetit te Kryetarit të Komunës, i cili së bashku me Kryetarin Shaqir Totaj kërkonin të jepej leje ndërtimi një objekti shumëkatësh në lagjen Bazhdarana jashtë rregullave urbanistike dhe ligjeve në fuqi.
Shërbyesit civil dhe zyrtarët profesional të Komunës tonë veprojnë konform ligjeve dhe cfardo kërcënimi i tyre për t’i detyruar të veprojnë në kundërshtim me ligjin paraqet vepër penale. Kjo formë e ushtrimit të pushtetit nga PDK nuk është e re. Dhuna dhe korrupsioni janë natyrë e pandryshushme e saj. Kërcënimet dhe shantazhet ndaj zyrtarëve të Komunës vijnë si rezultat i pa aftësisë dhe nevojës së pashtershme të tyre për korrupsion dhe abuzim. Ky primitivizëm në qeverisje nuk është i pranueshëm për qytetarët e Prizrenit.
Ftojmë organet e drejtësisë të hetojnë rastin dhe veprojnë menjëherë sipas ligjit!

Leave a Reply