Lumnije Rakaj, zgjedhet kryetare e Gruas Demokratike Dega në Prizren

0
312

Lumnije Rakaj, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se, është zgjedhur kryetare e re e Gruas Demokratike Dega në Prizren. 

Ajo ka falenderuar kryetaren e deritanishme Dr. Laura Guguli për gjithë kontributin e deritanishëm të saj,duke i dëshiruar shëndet dhe suksese në fushën profesionale! Fuqizimi i gruas, ka qenë dhe do të jetë në vazhdimësi prioritet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka shkruar Lumnije Rakaj.

Postimi i Plotë:

Nga sot detyrë e përgjegjësi e re si kryetare e Gruas Demokratike Dega në Prizren!
Falenderime të sinqerta për kryetaren e deritanishme Dr. Laura Guguli që dha një kontribut shumëvjeçar, të cilës i dëshirojmë shëndet dhe suksese në fushën profesionale!
Na priftë e mbara!👍👍👍
Fuqizimi i gruas, prioritet i Partisë Demokratike të Kosovës. Pjesëmarrja aktive në shoqëri dhe rritja e numrit të grave në vendimmarrje, pjesë e platformës politike të PDK-së.

Leave a Reply