Loti Celina, prezantohet tek Partizani i Tiranës

0
439

Loti Celina është larguar nga futbolli norvegjez dhe është transferuar në Shqipëri.

Mbrojtësi i djathtë i Përfaqësueses së Kosovës U21 ka nënshkruar me gjigantin shqiptar Partizanin e Tiranës.
Celina është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U-21, teksa luan në krahun e djathtë në mbrojtje, ndërkohë që së fundmi ka qenë pjesë e Stromsgodset në Norvegji.

20-vjeçari në të kaluarën ka luajtur edhe për 23-vjeçarët e Swanseas në kampionatin anglez.

Kujtojmë që Loti Celina është vëllai i vogël i Bersant Celinës që aktivizohet në Ligue 1 me Dijonin.

Përveç reprezentuesit kosovar, Partizani ka marrë edhe 19-vjeçarin Geri Selita që më parë ka luajtur te Tondela në Portugali. /Telegrafi/

Leave a Reply