Loredana Brati ka reaguar pas aludimeve që qarkulluan ditët e fundit në rrjet lidhur me një raport të mundshëm mes saj dhe Gjestit.
Dyshimet nisën pas deklaratave të Xheneta Fetahut në emisionin “Trotuar”, ku ajo la të kuptohej se mes ish-partnerit të saj dhe një shoqeje të afërm mund të kishte lindur diçka më shumë, shkruan 04 Online.
Megjithatë, Loredana i mohoi kategorikisht këto pretendime gjatë një interviste telefonike në “UËTËFË Live” me moderatorin Kostian Gjerazi.
“Gjithmonë e kam konsideruar si vëlla të vogël dhe për mua nuk ka ekzistuar kurrë diçka tjetër. Madje, kemi kohë që as nuk jemi takuar dhe nuk kemi komunikim”, tha Loredana.
Ajo shtoi gjithashtu se Gjesti nuk është tipi i meshkujve që preferon, ndërsa sqaroi se fotografitë që ndezën dyshimet kanë qenë krejtësisht rastësore dhe pa ndonjë takim të planifikuar.
Me këtë reagim, Loredana duket se ka dashur t’i japë fund zërave që kanë bërë bujë në rrjetet sociale gjatë ditëve të fundit./04 Online














































