Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale me paraqitjen e saj të fundit elegante.
E veshur me një fustan të zi dhe të gjatë, bukuroshja shqiptare u shfaq në formë të shkëlqyer, duke marrë komente të shumta nga ndjekësit e saj, shkruan 04 Online.
Angela, e cila tashmë është nënë e një djali, vazhdon të ruajë linjat perfekte trupore dhe të mbetet një nga figurat më të komentuara të showbizit shqiptar.
Kujtojmë se vite më parë ajo kurorëzoi dashurinë me martesë me biznesmenin rumun, Dragos Savulescu, me të cilin vazhdon të jetë shumë aktive edhe në paraqitjet publike dhe rrjetet sociale./04 Online














































