Lista e Kosovës, Challandes ftesë Dakut, kthehet Bernard Berisha

0
377

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka publikuar listën e futbollistëve për tri ndeshjet e muajit nëntor; miqësoren kundër Shqipërisë, më 11 nëntor,  dhe dy ndeshjet e fundit në kuadër të Grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve, kundër Sllovenisë, më 15 nëntor, në Lubjanë, dhe Moldavisë, më 18 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Challandes për këto tri ndeshja ka ftuar 27 futbollistë, si dhe dy lojtarë i ka në listën rezervë. Për herë të parë janë ftuar Betim Fazliji nga klubi zviceran, St.Gallen, dhe sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku, i cili deri më tash ishte pjesë e Kombëtares U-21. Bie në sy prania në listë edhe e Bernard Berishës, që kthehet në përfaqësuese pas mungesës në takimet e tetorit.

“Dardanët” do të grumbullohen më 9 nëntor në Durrës, ku do t’i zhvillojnë përgatitjet për miqësoren me Shqipërinë.

Leave a Reply