Letër e hapur: Favore dhe disfavore në universitete të Republikës së Kosovës

0
477

Fenomen denigrues, ndëshkues, mbase dhe nënҫmues për të gjithë ata që nuk kanë patur “shancë” për të doktoruar në kohën kur janë bërë “kulaqet” apo teknikalitet e pranimit të kuadrove në punë të rregullt apo edhe si staf ndihmës pedagogjik në Universitete respektive.

Për fat të mirë kem mjaft Universitete, fatkeqësisht vendet janë pothujse të sinkronizuara, sipas orkestrimit paracaktuar, pra parashutizëm nga një qytet në tjetër, për të ngopur të pa ngopurin, epsh për para. Dhimbshëm, lejuar nga politikat menagjeriale, pothuajse hermetike në shërbim të “ “shigjetues t’priviligjuar”.
Kanë ndodhur, po ndodhin, uroj të mos ndodhin, mësimdhënës të rregullt në Universitetin e Prishtinës, Jo vetem, të tillët me normë të plotë, të paguar nga shteti, piketojnë vende shtesë. Jem dëshmitar që në rajon pagesa e ligjerusëve është më e larta, të tillët përkunder benofiteve, guximshëm shtrin dorën për të stërmbushur “gushën” edhe në “thesarin” e Universitetit tjeter. Rast esëll (Tetor 2021), në Universitetin Ukshin Hoti, Shkojmë tutje, rast po thujse i njejt, në Universitetin Fehmi Agani në Gjakovë, ardhur nga U. P. jo nga Harward apo Sorbona.
Ndaj rasteve si këto, nuk duhet të ketë modesti, por drejtësi! Çdo njëri nga ne kur ballafaqohemi me fenomene të këtilla, duhet të jem në nivel detyre, shërbim parësor i bëhet vendit, pastaj të anashkaluarve.
Thembër e Akilit në disfavor të konkuruesve me tituj doktor shkence-nuk keni thirrje akademike.
Pyetje për Ministren e Arsimit, A do të nisni Auditor të jashtëm për të vërtetuar “kapjen” e sistemit Universitar nga të pangopurit, apo të ashtuqujturit “spidermen” që në të njetën kohë janë në dy, tre apo edhe më shumë vende punë? Element tjeter, A mund të ҫartësohet, se a ka lidhje kohezive mes anëtarëve të komisioneve dhe të ashtuqujtureve “spidermen”, thirrje për përgjegjësi-

drejtësisë. E çuditshme, orari për profesor të rregullt Universitar, shumë i ngarkuar, ligjeratë, hulumtim, si dhe këshillime apo lehtësime për student, A thua punojnë pas ores 18.00?
E lehtë, lësho vendin e rregullt dhe katapulto ku gjenë brum gatues!

E nderuar Minsitre/ri, defekte të këtilla duhet thënë stop ose duhet lajmëruar emisoni investigative STOP. Raste të këtilla si pranimi i të ashtuquajturve “spidermen” në kohë të njejt, në disa qendra, qoftë edhe në afat të caktuar (sepse riciklojnë afatet-vazhdimësi), duke pamundësuar të drejtën për punë sipas përgaditjes profesionale!
A po shkelet e drejta e ushtrimit të aktivitet sipas investimit-arritjes, dr. sc?

A po rrudhet mirëqenje e qytetarëve me thirrje dr.sc.?

Arsyetim “koti” nga komisione përkatëse-Fakultete

Keni përgaditjen, keni punime shkencore, po ashtu jeni ekuivalent me drejtimin, por ju mungon thirrje akademike, psh.prof.as. Pyetje si arrihet deri te përvoja-thirrja, nëse nuk të jepet hapsirë për të qenë pjesë e institucionit, në sinkron parashtrohet pyetje shtesë;
A është e plotë-mjaftueshme mos thirrja apo mos përvoja me “metastazen grykëse” të të pa ngopurve?!
A kem të bëjmë me diskriminim nga politikat ngulfatëse brenda-universitare, apo rregullore që ende vazhdojnë të mbeten në fuqi? Lehtë-kuptueshme, privim i të drejtës për të punuar me një rregullore demode, tingëllon në anti-Kushtetuese. Sërish rast për Prokurori, besoj në kontekst i bëjë thirrje institucionit të drejtësisë të hetohen vendime të këtilla, duke aludu edhe te Avokati i popullit (a po shkelet e drejta për punësim), pastaj mbi cilën bazë ligjore janë hartuar rregullore apo norma-ekstra, që afektojnë negativisht në qytetar të këtij vendi me tituj doktor shkence dhe Noterizuar. Specifik, hartues kriteresh apo rregullore(statute) të renditura kujdesëshëm për të mos bllokuar të drejtën për të konkuruar në Universitete tjera, brenda Kosove, ekstra “normë” orë e lejuar, edhe kur janë në dispozicion kuadro me përgaditje në horizontale akademike, por ju mungon përvoja!
Politikë thujse “diskriminuse”, kundrejt të gjithë atyre që arrijnë titull shkencor doktorature, jashtë institucioni, të tillët privohen nga kjo e drejtë-padrejtësisht. E nderuar Ministre,

thirrje drejtuar juve si qeveri, sponzorizuese e këtyre institucioneve, mbikqyrese dhe mbështetëse në vazhdimësi e programeve Universitare, kërkojmë t’krijoni hapsirë edhe për ata (me tituj shkencor-doktor), t’lizohen “paradigmat” që u krijuan për favore apo dis favore arritjeve shkencore (një nga kriteret e BE, një pjesë e popullatës të mësoi gjatë tërë jetës, 15%), me mundin dhe djerësën e tyre!
Kodi duhet të jetë i balancuar, pra nëse ka kod (për moment) që i jep përparësi për t’u pranuar (në disa orë shtesë) me thirrje akademike (.. diskriminues kundrejt barësvlevshmërisë së shkallës studimit), kur i njejti punon i rregullt në Universitet tjeter, atëherë duhet të përcaktohet kod se nuk mund të pranohet në vend tjeter derisa ka konkurues me shkallë studimi të njëjt. Tash e tutje, ose duhet të parashihet thirrje e këtillë pas mbrojtjes së disertacionit doktoratures ose të ndërprehet studim apo fshihet titulli doktor shkence. Për fund, nëse nuk ndërmerrni veprime konkrete në këtë drejtim, jo larg do shihni doktor shkence duke kërkuar AZIL.
Defekte që ndjellin deprimim për studim, postuniversitare!

Paskrullptësi në horizontale / vertikale Universitare, mbase edhe në struktura menagjuese të cilët bëjnë të shurdhëtin-verbëtin, brenda institucioneve relevante, “ata” janë, hiҫ më pak se “mëkatarë”. T’ju jepet privilegjë të priveligjuarve do të thotë mjerim intelektual, dekadencë shoqërore. Pyetje: Pse nuk është aprovuar Kod etik, mirësjelljes që do t’parandaloj “tentakulimin” në ҫdo porë-hapsirë që mund të krijohet?
Interesant, nuhatje e tyre është çudibërëse, duket sikur tërë ditën hulumtojnë benofite të kësajë natyre, si t’lindëshin në “bahqe” të babës. Mistike, a vetëm pse dikur kanë patur fatin të jenë pjesë e institucioneve të këtilla, krijohet autoritet kulmus dhe rrezatues në stratosferë Universitare?
… në kohë, prej syresh të shtytur më shumë nga politika, parapolitika, pastaj miqësi apo hapsirë e projektuar nga staf përkatës (respekt për ata që ishin, janë dhe do mbeten udhërrëfyes të dijes, shkencës dhe edukates), mjerisht sot ende janë duke lulëzuar. Me dhëmbje e them, “hisedar”, profesorë Universitar nuk duhej rënë pre e “apetiteve”, sepse ata tashmë janë të përplotësuar me vendin që kanë, të rregullt, dhe Jo kap cka të kapesh, sipas refrenit, “E.R.”!!!

Me shkas…

Rast tjeter eklatant në UPz, denigrim, ku pa mundësohet përgaditje profesionale-për punë të kuadrove Universitare në drejtimin e shumë kërkuar “Turizem dhe Trashegimi Kulturore”, pra ndodh “SHUARJA”e këtijë drejtimi ende në fazën e zhvillimit, e barasvlevshme më bllokim zhvillimi embrional të një “fetusi”! Vartës institucionesh, qoftë monitorues apo edhe ligj-zbatues, duhet hetuar SHUARJA e drejtimit përkates, pra kush ishin interesat dhe kush qëndron pas?
Drejtim i tillë të rikthehet sepse Prizreni vlerë esenciale e ka Turizmin, Traditën dhe Trashëgimin Kulturore, të fillohet nivel Bacheller, për të vazhduar me Master.
Kah po ja mbajmë?!

A do t’kërkoni verifikim diplomashë, Msc, marr nga kolegje (brenda vendi apo jasht) ku nuk janë të akredituara për mësimdhënjë, prej syresh janë, apo po punësohen në Universitete publike, pastaj PhD, përfituar në kolegje private apo shtetërore, jasht vendi, vërtetësin e tyre, për të gjithë njëlloji?
“Mendja e ndritur nuk izolohet, tentuesit ngjizen brenda kornize mjerane”

P.s.

1.Një kopje, Ministrisë së Arsimit, 2.Një kopje, Avokatit Popullit,
3.Një kopje, Universiteteve respektive.

Prizren Nëntor, 2021 dr.sc. Naser Bresa e-mail. n_bresa@yahoo.com. Tel.+383 44 155 160

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply