Leicester City, Arsenal dhe Tottenham të interesuar për shërbimet

0
405

E ardhmja e Philippe Coutinhos është gjithnjë e më larg Barcelonës.

Prej kohësh klubi blaugrana ka nisur kontaktet me klube të tjera për shitjen përfundimtare të brazilianin i cili nuk do të blihet nga Bayern Munich kur t’i përfundojë kontrata me kampionët e Gjermanisë.

Sipas asaj që shkruan gazeta katalanase Sport, e ardhmja e Coutinhos me shumë gjasa do të jetë në Premier League.

Leicester City, Arsenal dhe Tottenham janë tre opsionet kryesore për të ardhmen e futbollistit brazilian, kartoni i të cilit për momentin nga transfermarkt vlerësohet 56 milionë euro, shifër shumë e ulët kjo nga 145 milionë eurot që shpenzoi Barça për ta blerë nga Liverpooli.

Leave a Reply