Lei Kraja rrëfen periudhën e errët të jetës së saj: Qaja përditë, thuajse isha në depresion

0
361

Ditën djeshme, moderatorja sportive Lei Kraja ka qenë e ftuar në emisionin “E Diell”, e cila nga rrëfyer periudhën e errët të jetës së saj, i cili ishte divorci i prindërve të saj.

Moderatorja ka rrëfyer me lot në sy se kjo ka qenë periudha më e vështirë për të, sepse ajo ka qenë edhe fëmija më i madh në familje.

“Ka qenë periudhë shumë e vështirë, e kam përjetuar shumë keq. Ndoshta pasi kam qenë më e madhja, ne ishim 4 fëmijë. Më shumë se të tjerët e ndjeva unë këtë divorc i cili në atë kohë m’u duk si fundi i botës. Qaja përditë dhe isha thuajse në depresion. Me mësime kam qenë shumë mirë dhe ate vit rashë edhe nga mësimet. Thjesht nuk kishte paqe në shtëpi, është edhe nga mënyra si e menaxhojnë shqiptarët, e përjetojnë sikur është traumë. U mërzita shumë kur ma thanë, asnjë fëmijë nuk do t’i ndahen prindërit”– është shprehur, Lei.

Leave a Reply