Legjenda e Zogut te Herkurt mbi Malin e Çikës

0
473

Ishte 08 Mars 1983
Pasi zbritëm nga Mali i Çikës mbi Llogara, në një kurrizore të mbuluar vende-vende me akull e dëborë arritëm në Qafen e Shëngjergjit – 1157 m. (tek Saranxha katrore e italianit) Mbasi bëmë një pushim të shkurtër, filluam të eksploronim Përroin e Kullunxhiut. Në krahun e majtë vizituam Shpellën e Koshtit (Kollundriut), ku zbuluam katër rrota të vogla guri me mbishkrime shumë të lashta, plot zvastika tepër interesante . Vlen të theksohet se kur zbret në thellesi të përroit të Shkalles, në një pjesë shkëmbore janë fotografuar disa mbishkrime tepër interesante.
Pasi i sistemuam pllakat e shkruara, zbritem tek Burimi i Rrapit për të pirë ujë. Këtu takuam një bari që na tregoi Shpellen e Pirgut. Pirgu ishte katror dhe kishte lartësine 10 metra. Mbas një eksplorimi të imët të kësaj zone, iu drejtuam fshatit Terbaç duke ndjekur intinerarin Shtegu i Baltes, Bulica, Rrrezat e Ariut, Hunda Ilqe, Burimi i Lujtit (Burimi i Rrapit te rrezuar), Varri i Beqares, Hunde Bube, Përroj i Grabijes etj.
Në lagjen Shëngjergj takuam një grua të moshuar të cilën e pyetëm për të gjitha ato që kishim parë në eksplorimet tona, si dhe për pllakat e gurit me mbishkrime të lashta.
Mes shumë historish plaka na rrëfeu dhe këtë legjendë interesante:
“……….. Unë e njoh mirë këtë zonë, mbasi kam punuar shumë që kur isha nuse në këtë fshat.
Prindërit e burrit dhe shumë të moshuar tregonin se sipër qafës së Shën Gjergjit janë shumë guva e shpella, ku banorët e fshatit janë fshehur nga Romaku e Turku, sepse të parët e tyre nuk ishin as kaurrë e as muhamedanë.
Ata kishin zbritur në këto vende me një zog të madh prej argjendi. Kur zogu u fut në mjegullën e dendur, ai u përplas me Malin e Çikes dhe u nda në dyshe, duke ngritur në qiell një flakë shumë të madhe dhe me një gjëmim shurdhues. Për shtatë muaj e tërë maja e Çikës shkëlqente nga një zjarr i pa dukshëm ku kundërmohej era e barotit. I gjithë mali ishte mbushur me copa të vogla argjendi nga zogu me gjoks gruaje. I cili e kishte gërryer malin në dy drejtime, që nga ana e Palasës në Dhërmi, u formua Përroi i Ksirolakut, por edhe këndej nga ana e jonë u hap një përrua shumë i madh që u quajt edhe ky Prroj i Ksirolakut. Njerëzit që zbriten ishin shumë të fuqishëm dhe me flokë të verdhë.
Ata filluan të merreshin me blektori, ku me tepër rrisnin dhitë e mëdha. Të gjithë këto njerëz në gjokset e tyre mbanin një kryq si të gjermanëve, i cili shkëlqente si copat e zogut të thyer. Këto copa më vonë disa njerëz filluan t’i mblidhnin, por të gjithë u semurën. Që nga ajo ditë askush nuk doli më në Malin e Çikës për ti mbledhur ato.
Të parët tanë që erdhën këtu ishin të pashëm dhe trupat e tyre i kishin të shkruar me luleboje (tatuazhe).
Ata kërkonin të flisnin me perënditë që ishin lart në qiell dhe për t’i tregua se ishin të gjallë. Në tokë gdhendnin pirgje prej shkëmbi me forma të çuditshme dhe jetonin në Shpellën e Dhive. Çdo mengjës i luteshin diellit sapo fillonte të lindte mbi majat e maleve përtej Lumit të Vlorës.

Për të ruajtur historite e tyre ata shkruanin mbi pllaka të mëdha guri, dhe i vendosnin në malet e larta për ti kënduar Perënditë mesazhet e tyre.

Leave a Reply