LDK-ja në Prizren: Qeveria e VV-së diskriminon qytetarët e Prizrenit

0
148

Dega e LDK-së në Prizren ka reaguar rreth ndarjes së mjeteve nga Qeveria e Kosovës të parashikuara për investime në të gjitha komunat e vendit.

LDK-ja është treguar tejet e rreptë, duke thënë se investimet kapitale nga qeveria e Kosovës e udhëhequr nga LVV-ja për Prizrenin janë diskriminuese.

“Investimet e reja kapitale nga Qeveria e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje parasheh që për kokë banori Prizreni të përfitojë vetëm 4.64€ ose në total 900.000€.
E gjitha kjo quhet diskriminim, diskriminim, diskriminim.
Ndërsa qytetarët në qytezën e Shtimes ( e udhëhequr nga VV-ja ) për kokë banori përfitojnë 102.15€ ose në total 2.753.333€.
Qytetarët e Prizrenit nuk meritojnë përbuzje dhe diskriminim edhe nga pushteti qendror(VV), sepse ata çdo ditë po përballen me nepotizëm, keqmenaxhim të parasë publike dhe diskriminim edhe nga pushteti lokal (PDK). Kjo nënkupton që qytetarët e Prizrenit i janë nënshtruar diskriminimit të dyfishtë, si nga qeveria qendrore po ashtu edhe nga ajo lokale.
Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren nuk pajtohet në asnjë mënyrë me diskriminimin që po i bëjnë Prizrenit dhe qytetarëve të saj.
Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren, fton që bashkë të punojmë fuqishëm që Kosovën dhe Prizrenin ta kthejmë në binarë me njerëz, program dhe qeverisje të mirë që i ofron vetëm LDK-ja”, thuhet në reagimin e LDK-së./04 Online

Leave a Reply