LDK-ja duhet të dalë nga vetvetja, me një vizion drejtë një partie programatike

0
347

Rezultatet zgjedhore nuk duhet t`i lexojmë në një kuptim të kufizuar, ndryshimi i pushtetit. Ato duhet lexuar ne dimension të kërkesave qytetare, reformim i partive, administratës publike dhe vlerave qeverisëse. Duhet të trajtohen si shkëputje edhe projektim i zhvillimit demokratik.

Për të arritur afër këtij projeksioni, mundemi nëse mënjanojmë dhe zhvlerësojnë tiparet e partive kilentaliste, ideologjike, të ndërtuara mbi personalitetin e liderit dhe vijmë deri te reformimi i skenës partiake të orientuar drejtë partive programatike. Këtë duhet ta kërkojmë, iniciojmë edhe promovojmë jo vetëm nga strukturat e anëtarësia, por mediat dhe gjithandej.

Haziri, Abdixhiku apo Quni secili nga kandidatet të cilët do garojnë ne zgjedhjet e LDK-se me 14 shkurt, ju bie përgjegjësi edhe do duhej ta bëjnë hapin e parë. Ata duhet te prezantojnë dhe te zhvillojnë një garë programore mes tyre. Nuk është i mjaftueshëm investimi ne personalitet e vota, por vizioni se si mund ta nxjerrin LDK-në nga klientalizmi, ideologjia dhe të dalin mbi personalitetin e liderit. LDK-ja duhet te dale nga vetvetja, me një vizion drejte një partie programatike.

Përndryshe, ujin mund ta pish nga mesi apo skaji i secilit oqean, por ai e ka shijen e njëjtë!

Shkruan: Ismet KRYEZIU

Leave a Reply