Lampard pritet të marrë drejtimin e Chelsea

0
154

Frank Lampard do të jetë në qendrën stërvitore të Chelseat sot për ta drejtuar stërvitjen e skuadrës pasi është arritur marrëveshja për rikthimin e tij.

Lampard u fotografua duke dalë nga shtëpia e tij pasi i është kërkuar që të marrë drejtimin e “Bluve” si kujdestar deri në fund të sezonit.

Ai mori ishte në tribuna në barazimin pa gola të Chelseat me Liverpoolin në “Stamford Bridge” të martën, përcjellë lajmi.net.

Chelsea avancoi në negociatat me Lampard të mërkurën pasdite duke çuar në besimin se ai mund të jetë në krye të skuadrës për ndeshjen e së shtunës kundër Wolves në Premier Ligë, e cila pasohet nga ndeshja e parë e një çerekfinaleje të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit në ‘Santiago Bernabeu’ të mërkurën e ardhshme.

Ndërsa, sa i përket trajneri të ri afatgjatë, londinezët janë në bisedime me Julian Nagelsmann dhe Luis Enrique.

Leave a Reply