Lulzim Kabashi, kandidat për kryetar të komunës së Prizrenit nga radhët e AAK-së ka folur për prioritet që ka në plan t’i vejë në zbatim në rast se do të udhëheqë me këtë komunë.
Zhvillimin ekonomik, rregullimin e infrastrukturës dhe transparencën, Kabashi i sheh si top tri prioritetet në të cilat do të fokusohet.
“Zhvillimi ekonomik, infrastruktura dhe transparenca në komunën e Prizrenit janë tri prioritet e mia,” – ka thënë ai në CONTEXT të ATV-së.
Kabashi ka folur edhe për funksionalizimin e zonave industriale në Prizren.
“Duhet funksionalizimi. Prizreni i ka të provuara dy zona industriale, njëra është gati e përfunduar dhe tjetra është vetëm plani detal urbanistik i përfunduar por nuk ka filluar investimet, përveç një operatori ekonomik,” – është shprehur ai.
Gjithashtu, Kabashi ka shtuar se duhet të bëhet një rivitalizim i gjithë zonës turistike në Prizren./ATV LIVE/