Ky është personi që mbeti i vdekur mbrëmë pas kontaktit me rrymën në Reçan të Suharekës

0
284

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Reçan të komunës së Suharekës. Aty një person ka vdekur pasi ka rënë në kontakt me rrymën, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali, viktima është Gani Gashi, 42 vjeçar, i cili vdiq rrugës derisa po dërgohej në spital.

Lajmin e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënësi rajonal i Policisë së Prizrenit, i cili ka njoftuar se rasti ka ndodh rreth orës 20:10 të natës së kaluar.

“Sot ne datë 04.06.2024 rreth orës 20:10 policia ka marrë informatën se në fshatin Reçan të Suharekës një person është godit nga rryma elektrike. Rreth orës 20:15 viktima është dërguar në emergjencën e Suharekës. Sipas mjekut kujdestar viktima është sjell pa shenja jete”.

“Viktima është G.G., mashkull 42 vjeç nga Suhareka. Policia ka dal në vendngjarje dhe njësit përgjegjëse janë duke mbledhur provat dhe dëshmitë lidhur me rastin. Hetuesit janë në kontakt me prokurorin kujdestar i cili është duke udhëhequr hetimet dhe do të të veprohet në bazë të udhëzimeve të tij”, njoftoi Gashi për Gazetën Sinjali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here