Ky është moti që na pret nga sot

0
297

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Në viset kodrinore-malore priten reshje bore. Në mëngjes dhe mbrëmje reshje bore priten edhe në disa ultësira të Republikës së Kosovës. Vende-vende priten reshje të dendura bore në mbrëmje dhe gjatë natës tjetër sidomos në viset kodrinore-malore dhe disa ultësira.

Edhe në Maqedoninë Veriore, Luginë dhe Mal të Zi  pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të shpeshta shiu. Në viset malore reshje bore. Vende-vende priten reshje intensive.

Të dielën na pret mot i ftohtë dhe me reshje lokale kryesisht të borës. Nuk duhet pritur shumë reshje bore nëpër ultësira. Në Shqipëri priten reshje lokale po jo të intensitet të lartë.

Nga e hëna na pret mot i ftohtë dhe kryesisht pa reshje atmosferike. Netët dhe mëngjeset pritet të jenë me acar, ndërsa vetëm në disa rajone kontinentale priten reshje ose rrebeshe të herëpashershme afatshkurtra bore./MeteoBallkan

Leave a Reply