Kurti ia lë fajin së kaluarës dhe mësimdhënësve për dështimin në PISA

0
114

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se rezultatet e dobëta në testet që i bën programi ndërkombëtar për vlerësimin e nxënësve – PISA, treguan për “defekte strukturore e kronike të sistemit arsimor që shtrihen gjatë në të kaluarën e shoqërisë sonë”.

Për dështimin në testin PISA, Kurti ua la fajin mësimdhënësve.

“Natyrisht që jemi të shqetësuar për rezultatet e testit PISA për vendin tonë të cilat treguan për defekte strukturore e kronike të sistemit arsimor që shtrihen gjatë në të kaluarën e shoqërisë sonë dhe as nuk do të mund të rregullohen as përnjëherë e as shpejt”.

Kurti theksoi se testi PISA po tregon që në fëmijërinë relativisht të hershme diçka nuk po shkon mirë.

“Qeveria angazhohet për kushte të mira të punës, të mësimdhënies e mësim nxënies, ndërkaq mësimdhënësit duhet të kujdesen që të motivojnë, inspirojnë dhe të garantojnë që nxënësit po mësojnë dhe po dinë”, tha ai.

Leave a Reply