Kurti e Peci në Sopi të Suharekës: Bujqit në Kosovë më të përkrahurit krahasuar me rajonin

0
143

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, kanë vizituar të dielën fermerin Fazli Beqiraj në Sopi të Suharekës, i cili posedon rreth 60 hektarë grurë.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në këtë vizitë është thënë që këtë vit pritet rendiment më i lartë për shkak të kushteve të volitshme klimatike që kanë mbizotëruar në vend.

“U theksua se falë mbështetjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës, bujqit në Kosovë janë më të përkrahurit, krahasuar me vendet e rajonit. Një hektar me grurë këtë vit subvencionohet me rreth 474 euro, duke përfshirë për herë të parë subvencionimin e vlerës së akcizës së naftës prej 0.36 cent si dhe plehërimin pranveror me 150 euro për hektarë. Po ashtu, bujqit kanë mundësinë e subvencionimit për rendiment të grurit me 0.03 cent për kilogram, përmes dorëzimit në mullinj”, thuhet në njoftim.

Më tej në kumtesë është krahasuar mbështetja financiare e qeverisë aktuale me qeveritë e kaluara, ku thuhet se kultura e grurit ka një rritje prej 216 për qind të kësaj mbështetjeje.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, ka prioritizuar bujqësinë duke rritur përkrahjen deri në 52 milionë euro për Programin e Pagesave Direkte, Subvencioneve 2022”, thuhet të është thënë gjatë kësaj vizite./KOHA

Leave a Reply