Familja në dasmë, hajnat hyjnë në një shtëpi në Prizren dhe vjedhin stoli ari në vlerë prej 8 mijë euro

0
368
Foto: Ilustrim

Hajnat kanë hyrë me forcë brenda një shtëpie në Prizren.

Në shtëpi  nuk ndodhej askush, pasi e gjithë familja kishin shkuar në një dasmë.

Rasti është denoncuar në polici nga pronari i shtëpisë, i cili ka deklaruar para hetuesve policorë se me t’u kthyer në shtëpi kishte vërejtur se dikush ka depërtuar brenda përmes dritares dhe kanë vjedhur 8 mijë euro stoli dhe 4 telefona mobilë.

Leave a Reply