Përkujtohen dëshmorët në fshatin Budakovë

0
353

Përkujtohen dëshmorët në fshatin Budakovë të Komunës së Suharekës.

Në fshatin Budakovë, sot janë përkujtuar dëshmorët, ku në këtë ceremoni përkujtimore ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Kryetari Muharremaj, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, kanë vënë kurora lulesh e kanë bërë homazhe para lapidarit të dëshmorëve.

“Në Budakovë i nderuam ata që e jetësuan lirinë tonë”.

Ata e treguan me vendosmëri dhe u bënë shembulli i brezave se si nderohet atdheu. Lavdi e përjetshme!”, ka thënë kryetari Muharremaj, gjatë bashkëbisedimit më familjarë të dëshmorëve e me bashkëluftëtarë, në fshatin Budakovë./Suhareka Online

Leave a Reply