Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot përpara deputetëve të Kuvendit, u ftua të prezantojë përbërjen e kabinetit qeveritar.
Fjalën e tij, Kurti e nisi me verdiktin e Hagës, duke thënë se asnjë gjykatë vendorë a ndërkombëtare nuk mund ta njollosë luftën e UÇK-së, raporton IndeksOnline.
Përpara të pranishmëve, ai tha se krimet e luftës i ka kryer regjimi serb.
“këto ditë, të gjith jemi në ankth në prag të vendimit të procesit gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së. Kërkesa e Prokurorisë është e padrejtë dhe e pabesueshme, sepse është në shpërputhje me të vërtetën historike të popullit dhe drejtësinë e luftës sonë qeveritare. Qendrimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës është i njëjtë dhe i qartë. Në Kosovë janë kryer krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe gjenocid kundër popullatës civile shqiptare. Ato i ka kryer regjimi jugosllav i Serbisë, nën Millosheviqin. Asnjë gjykatë vendore apo ndëkrombëtare nuk mund ta njollosë UÇK-në” tha ai.













































