Kuptojeni!

0
1407

Kundër Albin Kurtit, janë vetëm ata, që kanë interesa për tu pasuruar me pasurin e popullit.

Kundër Albin Kurtit, janë vetëm ata, të cilët milionat i kanë bërë, duke e vjedhur këtë popull të varfër, dhe duke u pasuruar nga dora e zezë e krimeve të ndryshme që i kanë bërë.

Kundër Albin Kurtit, janë vetëm ata, që kanë frikë nga konfiskimi i pasurisë dhe zbulimi i të zezave që i kanë bërë këtij populli, me vite të tëra.

Kundër Albin Kurtit, mund të jenë edhe ata, të cilët e dinë se është më i përgadituri, më i afti, më i pakorruptuari, dhe më meritori, por që ende nuk kanë guximin ta përkrahin, sepse kanë frikë se ende mund të rikthehen ata që në emër të luftës për liri, për 20 vite shiteshin kapadai.

Kundër Albin Kurtit, mund të jenë edhe disa, pa vetdije, të cilët ndikohen nga banalistat me akuza dhe shpifje, se “kishe” ai është kundër UÇK’së.

Ua dimë dhimtën, secilit, ama kuptojeni!

Kuptojeni, se Albin Kurti, nuk ka nënshkruar asgjë kundër Kosovës.

Kuptojeni, se Albin Kurti, nuk e ka vjedhur dhe nuk e ka shitur, tokën e larë me gjakë të Kosovës.

Kuptojeni, se Albin Kurti, nuk e ka privatizuar tokën e Kosovës, për ta blerë për vete dhe familjen.

Kuptojeni, se Albin Kurti, nuk është pasuruar dhe nuk po pasurohet, duke e vjedhur popullin e Kosovës.

Kuptojeni, se Albin Kurti, nuk është kundër UÇK’së, por kundër atyre që në emër të UÇK’së kanë përfituar e janë pasuruar.

Kuptojeni, se Albin Kurti, nuk e ka shkopin magjik, që për një vit t’i zbardhë të gjitha të zezat dhe t’i zhbëj të gjitha marrëveshjet, të cilat për 20 vite janë bërë kundër Kosovës.

Kuptojeni, se edhe Albin Kurti, mund të jetë i gabueshëm dhe ka nevoj edhe për kritika, pavarësisht, presionit ndërkombëtar, dhe sulmeve të vazhdueshme nga hienat vendore të cilët janë të gatshme në çdo moment të gllabërojnë pushtetin.

Kuptojeni, se Albin Kurti, nuk është i vetmi, por për momentin është më i duhuri në vendin e duhur, që e meriton Kosova.

Kuptojeni më.

Shkruan: Leonor BERISHA

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply