Kryediplomati grek sot për vizitë zyrtare në Kosovë

0
118

Për herë të tretë brenda nëntë muajve, ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, viziton Kosovën.

Kryediplomati grek do të pritet sot në takim, në orën 11:00, nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.

Më pas, ai do të pritet edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili do të shtrojë edhe një drekë për nder të tij.

Gjithashtu, takim do të ketë edhe me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla-Schëarz.

“Diskutimet gjatë vizitës pritet të fokusohen në zhvillimet në dialogun Beograd-Prishtinë dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme greke.

Dendias ishte për vizitë zyrtare në Kosovë, në qershor të vitit të kaluar. Por pa kaluar as shtatë muaj, në dhjetor 2022, ai erdhi sërish në kryeqytetin kosovar.

Greqia është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Por, qasja e saj karshi Kosovës ka qenë konstruktive, e sidomos përgjatë viteve të fundit.

Leave a Reply